Media franceze rekomandon disa nga qytetet shqiptare që duhen vizituar

Shqipëria është një destinacion i shkëlqyer dhe ende i paprekur nga turizmi masiv. Megjithatë, sipas medias franceze “News Day FR” vendi ynë  premton se së shpejti do të bëhet një destinacion i rëndësishëm veror.

Me 363 km vijë bregdetare që laget nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka shumë plazhe të mrekullueshme me rërë, gjire dhe dete të veçuar shpesh të krahasuar nga mediat ndërkombëtare me Karaibet.

Por për median franceze Shqipëria nuk është e njohur vetëm për plazhet e panumërta, por edhe për  qytetet e bukura që mbartin histori të shumta.

Apolonia është një nga qytetërimet më të vjetra në Shqipëri, ku turistët e huaj mund të eksplorojnë një sërë rrënojash e monumentesh të rëndësishme greke. Përveç tempullit, udhëtarët do të gjejnë gjithashtu një kishë madhështore mesjetare, kushtuar Shën Mërisë, e cila dëshmon për kristianizimin e shpejtë të rajonit.

Media franceze përmend si destinacion qe nuk duhet anazhkaluar qytetin e Vlorës. Në shkrim cilësohet një nga qytetet më historike në Shqipëri. Qyteti ka gjithashtu një nga portet më të njohura në vend, në fund të të cilit ndodhet ishulli i Sazanit.

Në rivierën shqiptare, media franceze përmendin plazhin e Jalit, një vend i bukur, i izoluar dhe i qetë. Plazhe që mund te konsiderohen unikë, ka edhe në Dhërmi. Peisazhet e këtij plazhi ofrojnë detin blu dhe malet në sfond. Borshi dhe qyteti i Sarandës janë vende të tjera që rekomandohen të vizitohen nga media franceze.

Klan News