Akuzave për përdhunim futbollisti brazilian i PSG, Neymar u është përgjigjur me fakte duke mbrojtur veten ligjërisht dhe moralisht. Në një video të postuar në Instagram, numri 10 ka shprehur keqardhjen për gjithë akuzat e bëra ndaj tij që kanë shqetësuar edhe familjen. Më pas ai ka publikuar pjesë nga bisedat në WhatsApp me vajzën që e ka akuzuar për përdhunim.

“Gjithçka është shumë e shëmtuar, të mendosh që në botë ka njerëz të tillë. Persona që duan të përfitojnë, të zhvasin, të kërcënojnë persona të tjerë. Duke qenë se më kanë vënë në këtë situatë ja dhe video që shpresoj do të bëjë drejtësi”, thotë braziliani i cili nuk fsheh që kjo ngjarje t’i shërbejë si mësim për të ardhmen.

Sipas vajzës që ka bërë akuzën, ngjarja e përdhunimit ka ndodhur në Paris ndërsa ajo u është drejtuar organeve të drejtësisë në Sao Paulo në Brazil. Vazjza ka treguar se me futbollistin janë njohur në rrjetet sociale, ai e ka ftuar atë në Paris dhe se i dehur e ka përdhunuar.

Tv Klan