Ylli i Brazilit Nejmar përfiton nga PSG mbi gjysmë milionë euro në muaj, vetëm në sajë të sjelljes së tij me edukatë. Në kontratën e sulmuesit 29-vjeçar ka një klauzolë të quajtur “bonusi i etikës”, që i jep mundësinë futbollistit që të përfitojë rreth 6.5 milionë euro shtesë në një sezon, nëse e respekton atë.

Braziliani u bë pjesë e PSG-së në vitin 2017 dhe është një ndër më të paguarit në botë. Rroga e tij e lartë normalisht që vjen falë spektaklit që dhuron në fushë dhe golave të shënuar. E megjithatë, ai fiton jo pak nëse tregohet gjatë gjithë vitit futbollistik i përpiktë, miqësor, i gatshëm për tifozët dhe me edukatë.

Pagesa vjetore e yllit brazilian është rreth 2.1 mln euro në një muaj. Brazilianit i kërkohet që para dhe pas çdo takimi, të përshëndesë dhe të falënderojë fansat si pjesë e klauzolës.

Ai duhet të shmangë komentet polemizuese në publik në lidhje me taktikat e bëra nga ekipi në një ndeshje. Gjithashtu ai duhet që të mos bëjë komente negative rreth klubit, personave që punojnë te PSG-ja dhe ata që e mbështesin klubin. E pavarësisht kësaj klauzole, marrëdhëniet e Nejmarit me tifozët kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre.

Klan News