Rekord kartonash në Ligue 1

Ndeshja PSG-Marseille nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pesë kartona të kuq u dhanë në fund të ndeshjes për shkak të një sherri ku u përfshinë lojtarët.

Mes të ndëshkuarve ishte edhe braziliani Neymar, i cili tha se kishte dëgjuar një koment racist nga një futbollist kundërshtar.

PSG-ja ishte duke u mundur me rezultatin 1-0 kur Leandro Paredes ndërhyri keq tek një lojtar i Marseille-s. Kaq mjaftoi që të nxeheshin gjakrat mes futbollistëve të dy krahëve.

Të parët që u larguan nga fusha ishin Leandro Paredes dhe Layvin Kurzaëa nga PSG-ja dhe Jordan Amavi e Dario Benedettonga Marseille. Listës iu shtua edhe Neymar pas debateve që pati me Alvaro Gonzalez.

Arbitri u kthye për të rishikuar pamjet në VAR dhe brazilian shfaqej teksa e godiste në kokë mbrojtësin. Pas ndeshjes, Neymar postoi në rrjetet sociale ku thoshte se pendimi i vetëm ishte që nuk e kishte goditur Alvaro-n në fytyrë.

Ndërkohë mbrojtësi spanjoll mohoi të ketë fyer sulmuesin. Gjatë ndeshjes u dhanë gjithsej 17 kartonë dhe ky është një rekord për Ligue 1./tvklan.al