Braziliani afat francezëve, zyrtarizohet para ndeshjes me City-n

Pasi siguruan kalimin në gjysmëfinale, te PSG-ja kanë nisur të mendojnë për merkaton. E ardhmja e Kylian Mbappe dhe Neymar është ajo që shihet me mjaft interes tek kampionët e Francës. Në Paris po bëjnë ç’është e mundur për të bindur brazilianin të qëndrojë. Një lajm të tillë e konfirmon dhe e përditshmja L’Equipe.  

Sipas gazetës, Neymar dhe PSG kanë arritur akordin për zgjatjen e marrëveshjes dhe çdo gjë do të konfirmohet para duelit me Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Marrëveshja e re që lidh Neymar me PSG duket se do të zgjasë deri në vitin 2027, kur sulmuesi të jetë 35-vjeç. Ndoshta kjo ka të bëjë me strategjinë e PSG-së për të bindur Neymarin, i cili në këtë kohë pandemie vështirë se do të gjente një klub tjetër që do t’i plotësonte kërkesat e larta ekonomike.

Barcelona ka tentuar disa herë që të transferojë Neymar sërish në “Camp Nou”, por ofertat nuk kanë bindur drejtuesit e lartë të klubit francez.

Klan News