Neymar kërkon rikthimin në Barcelonë. Mediat spanjolle pranë klubit katalan raportojnë se futbollisti i ka komunikuar autoriteteve më të larta të PSG se ai nuk dëshiron më kurrë të luajë për ta dhe se po mendon rikthimin tek Barça, që prej 18 muajsh.

Braziliani dëshiron dëshpërimisht të largohet nga Parc des Prince këtë verë dhe është i gatshëm të bërë thuajse gjithçka për të rimarrë vendin e tij në Camp Nou. Mediat spanjolle shkojnë më tej, teksa shkruajnë që Neymar është gati ta deklarojë edhe publikisht dëshirën e tij për t’u larguar nga Parisi.

Neymar është i pakënaqur me stafin mjekësor të klubit francez, si dhe me numrin e vogël të tifozerisë. Raportohet se braziliani është shprehur se standardet e klubit janë për të ardhur turp.

Futbollisti do të pranojë një ulje të madhe të rrogës ndërsa klubi i është i gatshëm të paguajë vetëm 100 milionë euro, si dhe të ofrojë kartonin e Philippe Coutinho. Kjo lëvizje bëhet akoma më e besueshme pasi presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi ka pranuar se janë gati të shesin Neymar, pasi kërkojnë futbollistë që duan të luftojë për fanellën e këtij klubi.

Tv Klan