Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Neymar ka treguar në disa raste se në Paris nuk i pëlqen të jetojë, për më tepër nuk është i lumtur as të luajë për PSG.

Braziliani e pa që klubi nuk po e merrte në konsideratë këtë dhe nisi të veprojë. Fillimisht nuk u paraqit në stërvitje atëherë kur duhej dhe për këtë u gjobit ndërsa tashmë dha një deklaratë me shpresën që drejtuesit arabë të ekipit të mërziten me të.

“Dy janë momentet më të mira në karrierë: e para kur fituam olimpiadën me kombëtaren e Brazilit dhe e dyta kur përmbysëm PSG me rezultatin 6-1. Atë që ndjeva kur shënuam golin e 6 nuk e kam ndjerë kurrë më”.

Edhe si kujtimin më të bukur në dhomat e zhveshjes, Neymar thekson kur me Barcelonën mundi PSG. Neymar e tepron dhe jo pa dashje duke iu referuar ndeshjes së 8 Marsit 2017.

Kjo është një deklaratë e hapur e tij se kërkon të largohet dhe po përpiqet në këtë mënyrë t’i bindë edhe drejtuesit e klubit që të ulin klauzolën e shitjes në mënyrë që ai të rikthehet sa më parë në Barcelonë.

Tv Klan