Braziliani bashkohet me “Puma”

Neymar Jr, futbollist i PSG zbuloi se për këtë sezon sposori i tij personal për këpucët e futbollit do të jetë kompania veshjeve sportive “Puma”.

28-vjeçari prej 15 vitesh në karrierë sponsorizohej nga Nike. Por nëpërmjet një letre të postuar në rrjetet e tij sociale, futbollisti shpjegon se për këtë ndryshim të bërë është frymëzuar nga historia e idhujve të tij në futboll si Pelé, Eusebio, Diego Maradona dhe Johan Cruyff.

“Jam rritur me videot e legjendave të futbollit. Ata ishin mbretër në fushë, mbretër të sportit tim. Këtë kam ëndërruar edhe unë për veten time. Shpresoj të rikthej trashëgiminë që ata atletë krijuan në fushë. Dua që mbreti të mbretërojë sërish dhe të frymëzoj brezat ashtu sikurse u frymëzua brezi im”.

Raportohet se kontrata e fundit e Neymar me Nike ishte në vlerën e 105 milionë Dollarëve për 11 vjet.

Neymar i bashkohet kështu futbollistëve të tjerë që sponsorizon kjo kompani si Antoine Griezmann, Sergio Aguero dhe Luis Suarez, të cilët mbajnë këpucë Puma.

Tv Klan