Jose Mourinho kërkon brazilianin Neymar te Manchester United që këtë verë. Ky është lajmi i botuar te gazeta kalatanase “Sport”. Sipas shkrimit të botuar në nurmin e së shtunës Mourinho e ka kontaktuar pesronalisht sulmuesin e Barcelona gjatë javëve të fundit për ta bindur të kalojë në Premier League.

Kjo është një mënyrë e zakonshme e trajnerit portugez për të afruar lojtarët. Klauzola e futbollistit është 250 milionë euro, një shumë e konsiderueshme dhe po të realizohet si transferim do të ishte më i shtrenjti i të gjitha kohërave.

Neymar vlerësohet shumë nga Jose Mourinho për mënyrën e tij të lojës sipas informacioneve të përftuara nga gazeta. Sulmuesi brazilian është nën kontratë te Barcelona deri në 2021, duke treguar se është i vlefshëm për klubin. Largimi i tij edhe për shumë para do të ishte një humbje e madhe për katalanasit.

 

Tv Klan