Neymar konfirmon qëndrimin tek PSG edhe për sezonin që pritet të nisë. Prej thuajse një viti braziliani është përfolur se do të kalonte tek Real Madrid. Spekulimet u shtuan me largimin e Ronaldos, transaksion nga i cili skuadra spanjolle përfitoi 100 milionë euro. Por Neymar insiston se ai do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin francez. Në një prononcim për agjencinë franceze të lajmeve AFP, Neymar tha se do të respektonte kontratën.

“Do të qëndroj. Kam një kontratë me Parisin dhe dua të triumfoj më këtë klub. Spekulimet, që bën pjesa me e madhe e mediave janë të gabuara. Por ato nuk e dinë objektivin për të cilin kam ardhur këtu.”

Me shumë mundësi, pas kësaj deklarata me zë dhe figurë, Real Madrid do të nisin fort lëvizjet e tyre për Eden Hazard dhe Thibaut Courtois, një marrëveshje që pritet të kushtojë rreth 200 milione euro.

Tv Klan