Sulmuesi: Ndjehem mirë në Paris, jam përshtatur

Neymar nuk ka në plan të largohet nga Paris Saint Germain. Sulmuesi brazilian i cili u afrua te kjo skuadër në verën e 2017 për 222 milionë euro e bëri këtë deklaratë në një intervistë për kanalin televiziv TF1.

“Jam shumë i lumtur këtu dhe ndjehem mirë. Jam përshtatur dhe jam më i qetë. Dua të qëndroj te Paris”.

Neymar i cili më 5 shkurt mbush 29 vjeç kërkon që të lejë shenjë te Paris Saint Germain. Ai synon të ngrejë trofeun e kampionit të Europës me këtë fanellë, një arritje që u afrua verën e kaluar në finalen me Bayern Munchen.

“Atë ditë qava, pasi doja të ktheja kupën në Francë, por do të kemi mundësi të tjera. Do të bëjmë të pamundurën për të mbërritur në finale sërish dhe të fitojmë titullin”.

Neymar ka fituar deri më tani 9 trofe me Paris Saint Germain në nivel kombëtar.

Tv Klan