Shuhen shpresat për Barcelonën, braziliani në Francë deri në vitin 2026

Tashmë është zyrtare. Neymar do të jetë futbollist i PSG-së deri në vitin 2025. Zyrtarizimi ka mbërritur nga gjiganti francez, përmes një klipi. Kontrata e sulmuesit ishte në skadencë në fund të sezonit të ardhshëm, por interesi i disa klubeve çoi drejtuesit që të lëviznin dhe të rinovonin me Neymar.

Sipas asaj që raporton gazeta franceze “L’Equipe”, 29-vjeçari mbetet i bindur për projektin e klubit në kryeqytetin francez dhe tashmë ka vendosur të qëndrojë për të paktën edhe 4 vite.

Detajet e marrëveshjes nuk bëhen të ditura. Barcelona kishte shfaqur interes për të firmosur me brazilianin, pasi shihej si partneri ideal i Lionel Messi në “Camp Nou”.

Megjithatë, kur u duk se kjo pistë po konkretizohej, PSG blindoi Neymar. Tashmë fokusi i kampionëve francez është bindja e Kylian Mbappe, edhe ai në skadencë kontrate. Ndërkaq, me rinovimin me Neymar rriten shanset që Messi të kalojë në Francë.

Klan News