Mediat spanjolle po aludojnë se braziliani Neymar ka një marrëveshje për t’u larguar nga PSG verën e 2019. Sipas tyre sulmuesi mund të largohet në përfundim të sezonin për 200 milionë Euro.

Në Katalonjë thuhet se Barcelona është në dijeni të këtij fakti dhe se ka nisur bisedimet me ish-lojtarin e saj. Një prej përfaqësuesve të klubit është takuar në londër javën që kaloi edhe me babain e lojtarit, njëkohësisht menaxher i tij. Personat rreth Neymar janë shprehur të lumtur që futbollisti të rikthehet në Barcelonë, por nuk përjashtojnë mundësinë që ai të bëhet pjesë e Real Madrid.

Neymar vazhdon të mos jetë i lumtur në Paris dhe do të tentojë me të gjitha mënyrat që Spanja të jetë sërish vendbanimi i tij. Nëse ky operacion do të finalizohet, atëherë për PSG do të mbetej një defiçit prej vetëm 22 milionë Eurosh, në raport me shifrën e blerjes së Neymar një vit më parë. Dëshira e tij për t’u larguar ka bërë që edhe pronarët sheikë të PSG të ulin çmimin për shitjen e kartonit të tij. Tashmë vlera duket se do të jetë 200 milionë Euro.

Tv Klan