PANARITIMinistria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalimin e peshkimit në liqenin e Shkodrës përgjatë gjithë muajit prill.

Nga periudha 1 prill deri më 1 maj, asnjë peshkatar nuk mund të peshkojë në këtë liqen apo edhe të tregëtojë çdolloj peshku. Përjashtim bëjnë vetëm peshkatarët që gjuajnë ngjala me grep, të cilët do të mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Ky urdhër i lëshuar nga Ministria e Bujqësisë vjen në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për ruajtjen e ekulibrit ekologjik dhe shfrytëzimit racional të burimeve peshkore në liqenin e Shkodrës.

Redaksia/e.k