Kina testim masiv në Hebei

Provinca veriore e Kinës Hebei përfundoi një program testimi masiv në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Rreth 17 milion njerëz u testuan, më shumë se 10.2 milion prej tyre në Shijiazhuang dhe 6.7 milion në qytetin Xingtai, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Testimi masiv filloi të mërkurën e kaluar pasi të dy qytetet raportuan përhapjen më të madhe të rasteve të reja me koronavirus.

Por edhe pse u kryer një testim masiv, u raportuan vetëm 82 raste me COVID-19. Javën e kaluar, Kina vendosi Shijiazhuang në izolim, duke vendosur disa nga masat më të rrepta që nga Marsi i vitit të kaluar.

Banorët ndalohen të largohen nga qyteti dhe u kërkohet të vetëkarantinohen në shtëpi për një javë. I gjithë transporti publik është pezulluar, autostradat kryesore janë bllokuar dhe stacionet e trenave dhe autobusëve janë mbyllur, ndërkohë dhe fluturimet janë anuluar./tvklan.al