“Nga 17 Shtatori nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë. Banorët e qarkut të Kukësit dhe një kategori shtresash në nevojë do të përfitojnë nga tarifat e reduktuara”.

Sipas marrëveshjes midis firmës koncesionare dhe Ministrisë së Transporteve, banorët e qarkut të Kukësit do të identifikohen përmes targave të automjetit.

Sipas firmës koncesionare, përveç banorëve të Qarkut të Kukësit, tarifë të reduktuar do të përfitojnë edhe përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit.

Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, apo radhë automjetesh, në dispozicion të drejtuesve të automjeteve do të jenë 10 sportele, banorët e qarkut të Kukësit do të kalojnë në korsinë 1 dhe 10.

Sipas firmës koncesionare, e cila do të merret me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, përveç projekteve sociale që synojnë punësimin e mbi 200 banorëve të Kukësit, gjatë 4 viteve synohet realizimi i një sërë projektesh.

Koncesionari dhe Autoriteti Kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë të cilët do të pajisen me

Digital Pass

. Për kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet.

Tv Klan