Rama: Në alert në rast të një vale tjetër pas lehtësimit të masave

Shifrat aktuale të të prekurve nga Covid-19 që po marrin trajtim spitalor kanë shtyrë Komitetin e Ekspertëve që të vendosin për kthimin e spitalit Covid 2, spitalit “Shefqet Ndroqi”, në normalitet.

Por Kryeministri i druhet një fluksi të shtuar të të prekurve pas lehtësimit të masave 2 javët e fundit.

Rama dhe Manastirliu vizituan depon e re të depozitimit të barnave për QSUT por dhe spitalet e tjera të kryeqytetit, një investim 1.7 milionë Euro.

Fondi vjetor për blerjen e barnave për sistemin spitalor është 40 milionë Euro nga të cilat afro 50% shkon vetëm për QSUT.

Tv Klan