Milani fitoi 3-2 në transfertë ndaj Lecces, në ndeshjen e javës së 28-të në Serinë A.

Sukses me përmbysje për kuqezinjtë, që vuajtën jo pak për të marrë 3 pikët. Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar të parët në avantazh me Hristovic në minutën e 7-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa miqve iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje nga VAR-i.

Në minutën e 59-të, ishte sërish Hristovic që realizoi për Leccen, duke çuar shifrat në 2-0 dhe për ta afruar ekipin e tij me fitoren.

Një autogol i Gallo në minutën e 68-të rihapi sfidën, ndërsa 5 minuta më vonë, Pulisic barazoi shifrat me një penallti të fituar vetë.

Ishte sërish sulmuesi amerikan, i cili përmbysi rezultatin, duke shënuar me kokë pas një krosimi nga Leao. Këtë avantazh Milani e ruajti deri në fund, për tu rikthyer te fitorja, pas tre humbjeve radhazi.

Ky sukses i shpëtoi stolin edhe trajnerit Sergio Conceicao, i cili në rast barazimi ose humbjeje, do të shkarkohej.

Milani aktualisht renditet në vendin e tetë me 44 pikë, ende shumë larg zonës Champions, që është edhe objektiv i klubit.

/tvklan.al