Gjermania hap kufijtë për të vaksinuarit




Gjermania hap kufijtë për të vaksinuarit

10:38 18/06/2021

Lejohen vetëm të imunizuarit me vaksinat e njohura nga EMA

Shqiptarët e vaksinuar mund të udhëtojnë për turizëm edhe në Gjermani, duke nisur nga 25 Qershori. Sipas këtij vendimi të bërë publik në faqen e Ministrisë së Brendshme të këtij vendi, nga e Premtja e javës së ardhshme në territorin gjerman mund të hyjnë të gjithë shqiptarët e vaksinuar vetëm me dozat e lejuara nga Agjencia Europiane e Barnave EMA, ku veç Pfizerit dhe AstraZeneca-s që janë përdorur për injektim edhe në Shqipëria në listë bëjnë pjesë edhe Moderna e Johnson  and Johnson.

Në vendim thuhet se qeveria gjermane pranon të ndjekë rekomandimin e Këshillit Europian që për lejimin e hyrjes për qëllime jo-esenciale për shtetasit nga vendet që nuk janë anëtare të unionit. Në listën e publikuar këtë të Premte rekomandimeve veç Shqipërisë, nga rajoni janë edhe Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Të vaksinuarit duhet të kenë përmbushur afatin 14-ditor pas injektimit të dozës së dytë. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të pranohen edhe personat e vaksinuar me doza nga firma të tjera me një standard të krahasueshëm mbrojtjeje, që vërtetohet nga të gjitha testet e nevojshme, thuhet më tej në deklaratë.

Kjo le të hapur mundësinë që të vaksinuarit me dozat e firmës kineze Sinovac të pranohet lejohen të hyjnë gjatë javëve në vijim.

Kjo vaksinë ka marrë edhe rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe vlerësimin e shumë grupeve shkencore në vendet perëndimore për nivelin e lartë të mbrojtjes që krijon.

Gjermania është vendi i katërt i unionit që hap portat për turistët e vaksinuar nga Shqipëria, pas Spanjës, Francës dhe Hungarisë.

Tv Klan





Të ngjashme