“Kush vjen në “zonat e kuqe”, vetëkarantinohet në shtëpi”

Duke nisur nga 4 Maji të githë ata qytetarë që duan të riatdhesohen në Shqipëri do t’i nënshtrohen rregullave të reja të karantinimit. Masat lehtësuese i ka publikuar ministrja e Infrastrukturës, Beliunda Balluku, duke sqaruar edhe procedurën që duhet ndjekur për të githë ata qytetarë që rikthehen ne zonat e kuqe ne vend.

“Të gjithë qytetarët të cilët banojnë në zonat e shpallura si zona të kuqe do të vetëkarantinohen në banesat e tyre me përgjegjësi të plotë dhe të monitoruar nga Policia e Shtetit”.

Të riatdhesuarit nuk kanë nevojë të prentojnë paraprakisht një hotel, por duhet të saktësojnë vendbanimin dhe në rast të deklarimit të rremë do të ketë përgjegjësi ligjore. Personat e riatdhesuar do të ndahen në aeroport dhe ata që kthehen në zonat e gjelbra do të dërgohen menjeherë me autobus në hotelet e karantinës.

Ata që riatdhesohen ne zonat e shpallura “të gjelbërta” do të akomodohen në hotele duke mbuluar shpenzimet ushqimore, prej 7 Euro në ditë ndërsa shuma prej 14 e akomodimit dhe shërbimet do të mbulohet nga shtetit shqiptar.

“Gjatë këtij procesi ju duhet të deklaroni adresën tuaj të banimit, pasi të gjithë ata qytetarë, të cilët banojnë në zona të deklaruara të gjelbërta nga Ministria e Shëndetësisë, do të duhet të karantinohen 14 ditë në hotelet e përshtatura si struktura karantinuese COVID-19”.

Ministrja Balluku sqaron se gjatë fazës së dytë të riatdhesimit janë akomoduar nga data 18 Prill më shumë se 2500 qytetarë shqiptarë nga mbarë bota.

Tv Klan