Një sasi kokaine më vlerë 1.6 milionë paund dhe 25 mijë paund kesh u gjetën në Rotherhithe të Anglisë. Droga dhe paratë u zbulua në një apartament në Helena Square, më datë 4 Mars.

Ato ishin fshehur në një prej dhomave të gjumit të apartamentit. Bashkë me drogën dhe paratë, gjatë bastisjes së banesës u gjetën edhe dy shqiptarë.

Ata janë Vidiol M. dhe Fatjon N., të moshës 43 dhe 31 vjeç, të cilët akuzohen për posedim me qëllim shitjen e drogave të klasit A./tvklan.al