“Shijoni eklipsin, por qëndroni të sigurt. Mos u bëni mendjelehtë”. Është ky mesazhi i shkurtër i presidentit amerikan, Joe Biden, nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë teksa mban vënë syze për të parë eklipsin diellor, duke apeluar kështu që këtë fenomen qytetarët ta shijojnë me syze të posaçme.
As the solar eclipse crosses North America, everyone in the contiguous U.S. can experience the awe of safely observing the Sun being blocked by the Moon.
— The White House (@WhiteHouse) April 8, 2024
The Biden-Harris Administration reminds you to play it safe today – don't forget your specialized eye protection. https://t.co/hFsxo1hkxU
Eklipsi i plotë diellor i këtij 8 Prilli ka mbërthyer miliona njerëz në zonat tejet të populluara të Amerikës së Veriut, për të parë Hënën që mbulon tërësisht Diellin, në disa vende për më shumë se 4 minuta. Eklipsi nisi në Meksikë për të vijuar në SHBA dhe më pas Kanada (Lexo më shumë).
Ky eklips do të zgjasë më gjatë se ai i vitit 2017, që u pa në disa pjesë të SHBA dhe zgjati mbi 2 minuta e 42 sekonda. Sipas NASA-s, eklipset e plota mund të zgjasin kudo nga 10 sekonda deri në 7.5 minuta./tvklan.al