“Nga burgu na keni futur në akuarium”, shtyhet gjyqi për Frrokun

Posta

“Nga burgu na keni futur në akuarium”, shtyhet gjyqi për Frrokun

15:57 13/09/2016

Ka dështuar seanca e radhës gjyqësorë në ngarkim të ish-deputetit, Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, në vitin 1999, fshehje pasurie dhe ndërtim i paligjshëm.

Investimi i Gjykatës së Tiranës, e cila kafazet ku rrinë të pandehurit i ka bërë me xham, është kthyer në problem. Duke qenë se xhami është i blinduar të pandehurit e kanë të pamundur të dëgjojnë atë çfarë diskutohet në sallë.

Madje Frroku ka bërë batuta me gjykatën duke i thënë se “

nga burgu e kishin futur në akuarium

”. Në këtë seancë ishin paraqitur për të dhënë dëshmitë e tyre 4 persona. Lekë Kurti, xhaxhai i viktimës, Lumturi Velaj, Ermira Kurti dhe Ardian Ukaj.

Lekë Kurti ka qenë i pari që nisi të dëshmojë, por i pandehuri Frroku ka pretenduar se nuk dëgjonte dhe për këtë arsye Gjykata vendosi të shtyjë seancën javë e ardhshme.

Për të dëshmuar në këtë proces ishte thirrur edhe deputeti Tom Doshi. Por avokati i tij kishte njoftuar se Doshi e kishte të pamundur të paraqitej pasi ishte në një Komision./ TV KLAN


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi