Edhe kur jeta të përball me sfida dhe situata të vështira, njeriu përpiqet të kalojë çdo pengesë dhe të harrojë hidhërimin dhe vuajtjen dhe të vazhdojë jetën.

Këngëtari Kreshnik Alikaj i cili interpretoi këngën “Instagrami” në natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike”, ka përcjellë për në banesë të fundit babain e tij mëngjesin e së enjtes, por nuk hoqi dorë nga performanca e tij në edicionin e 20-të.

Ardit Gjebrea:

Kreshniku përcolli babain në mëngjes dhe në mbrëmje erdhi të interpretojë në “Kënga Magjike”.

Juria e “Kënga Magjike” i shprehu ngushëllimet Kreshnikut për humbjen e babait.

/tvklan.al