Papa Françesku, pas të paktën 1 muaj i shtruar në spital për shkak të pneumonisë së dyfishtë, do të dalë nesër, ditën e dielë (23 mars), para turmës nga dritarja e dhomës së tij të spitalit ku ai po qëndron. Ai do të dalë në dritaren e spitalit Gemelli të Romës rreth orës 12:00 të drekës, për një përshëndetje të shpejtë dhe për të dhënë bekimet e tij.
Pope Francis intends to appear at his window tomorrow to greet the faithful and impart his blessing. pic.twitter.com/vu3K4SJbrY
— Vatican News (@VaticanNews) March 22, 2025
Siç shkruajnë mediat e huaja, Papa do të kthehet në rezidencën e tij Santa Marta në Vatikan.
Kujtojmë se Papa ishte shtruar në spital që prej 14 Shkurtit, megjithatë ai ka shfaqur shpesh herë shqetësime shëndetësore, të paktën në 2 vitet e fundit.
/tvklan.al