Nga e hëna Tv Klan HD me frekuenca të reja në zonën e Shkodrës

Posta

Nga e hëna Tv Klan HD me frekuenca të reja në zonën e Shkodrës

18:50 09/02/2017

Televizioni Klan njofton të gjithë teleshikuesit e qytetit të Shkodrës dhe të gjithë zonën që merr transmetim nga antena jonë në malin e Taraboshit, se në kuadër të procesit të dixhitalizimit, lirimit të frekuencave dixhitale nga ato analoge dhe sistemimit të frekuencave sipas licensave të reja, duke filluar nga dita e hënë, transmetimet tona do të kenë ndryshime të frekuencave.

Transmetimi analog i Televizionit Klan, nga kanali 34 që transmeton aktualisht do të transferohet në kanalin 23, ndërsa transmetimi dixhital i platformës së Tv Klan HD, ku përfshihen edhe ABC News HD, Klan Kosova dhe Klan Plus HD do të spostohet në kanalin 34 UHF, në përputhje me Planin Kombëtar të Frekuencave.

Për të vazhduar marrjen si deri tani të sinjaleve të Klan në analog dhe ato të platformës dixhitale, Tv Klan ju lutet të gjithë banorëve që marrin sinjal nga mali i Taraboshit, të fusin në kërkim televizorët e tyre.

Nëse ju nuk do ta bëni këtë kërkim, ditën e hënë e në vazhdim, televizori në shtëpinë tuaj nuk do të mund t’i marrë këto kanale.

Nëse dikush prej jush nuk di ta bëjë këtë procedurë, kërkoni ndihmën e të afërmve apo fqinjve tuaj.

Tv Klan, ABC News, Klan Kosova dhe Klan Plus ju kërkojnë ndjesë për këtë shqetësim, por jemi të detyruar ta bëjmë për shkak të respektimit të licensës dhe mosndërhyrjes në frekuencat e licensuara për Malin e Zi.

Ju falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin.


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT