Ekskluzivisht për programin “Zemër Luana” në Tv Klan, Luana Vjollca bëri bashkë bashkë pas shumë vitesh dy legjendat e “hip-hopit” shqiptar!

E kemi fjalën për Ghetto Geasy dhe MC Kresha. Me ta ishin në skenë edhe reperët shumë të famshëm Lyrical Son dhe Onat.

Një nga pyetjet që iu bë të gjithëve pas sfidës së basketbollit mes Getoarit dhe Onatit, ishte mbi arsyet që do të bënin katër reperët të linin artin e tyre.

Në këtë moment ata nuk e patën aspak problem të përgjigjen dhe u shprehën kështu: Getoari dhe Onat thanë se arsyeja do të ishte shëndeti, ndërsa Lyrical dhe Mc Kresha thanë se arsyeja do ishte familja dhe Zoti.  /tvklan.al