Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të shtrirë në 12 qytete, nga Hasi në Sarandë, ku u goditën anëtarët e 4 grupeve kriminale.

27 persona përfunduan në pranga, mes tyre edhe 3 punonjës policie, ndërsa në kërkim u shpallën 6 të tjerë. Gjatë këtij operacioni u zbulua edhe laboratori i heroinës në Brenog të Hasit, ku u sekuestruan 182.5 kilogramë morfinë.

Operacionet mbi këtë veprimtari kriminale u bënë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë. Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

/tvklan.al