Në deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha vijoi me akuzat e tij sa i takon procesit zgjedhor të 11 Majit. Tha se ato nuk mund të cilësohen më zgjedhje, por “farsë elektorale”.
“Në ligjet ndërkombëtare, dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, Kushtetutën e vendit dhe
Ndaj dhe unë kërkoj mirëkuptimin e medieve të heqin nga fjalori i tyre zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore. Kjo sepse në këto zgjedhje u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta, për të cilat Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagenit. Shqipëria ka mishëruar këtë dokument dhe parimet e këtij dokumenti në Kushtetutën e vendit dhe në kodin zgjedhor”, tha Berisha.
Sipas tij, votuesit janë presionuar në forma të ndryshme për të mos shprehur vullnetin e tyre politik.
“Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i gjithëformshëm, i shumëformshëm dhe i përhapur në mbarë vendin. Ishte i gjithëformshëm nga miklimet, nga influencat gjer tek kërcënimet dhe revolja në ballë. Pra, parimi, cilido që kërkon të ballafaqohet me të vërtetën, duhet të lexojë dokumentet ndërkombëtare dhe kommbëtare për zgjedhjet, në rast se ai do të respektojë dinjitetin e tij, vlerat e vërteta që beson ose duhet të besojë. Pra, palët zotohen, thotë dokumenti i Kopenhagenit se do mbajnë zgjedhje të lira periodike, në të të cilat do garantojnë në praktikë shprehjen e mendimit të zgjedhësve në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.”
Tha se janë shkelur parimet themelore, në mënyrën si janë zgjedhur kandidatët për deputet në radhët e socialistëve.
“Të pyes çdo qytetar: si u zgjodh Blendi Gonxhja, Sara Mile, si u zgjodhën lista e kandidatëve që mbështeten nga banditët në parlament. Pra, kemi të bëjmë me sharrimin e këtij parimi themelor që zgjedhjet i dëshmon farsë. Që Shqipëria pati farsë elektorale, të cilën njerëzit e lirë kurrë nuk mund ta pranojnë. Në këto zgjedhje dhe në këtë vend u shkel një parim tjetër ndër më themelorët i një sistemi demokratik. Parimi kusht që ndan shtetin ligjor nga shteti partiak. Dhe kjo ndodhi në mijëra e mijëra raste”, tha kreu i PD-së.
/tvklan.al