Spektakli i javës së kaluar ishte i veçantë për ‘The Chemicals’, jo vetëm se kënduan një këngë në shqip, duke patur performancën më të klikuar ta javës, por edhe sepse nënat e tyre kishin ardhur t’i ndiqnin Live në sallë.

Nëna e Giovannit, Paola, kishte fluturuar nga Italia në Tiranë posaçërisht për të ndjekur të birin dhe grupin e tij. Ajo shprehet se nuk është hera e parë që ai ikën larg tyre në ndjekje të ëndrrave, duke shtuar se shtëpia duket bosh në mungesë të tij.

Por, shton se e mbështesin kudo dhe se shpreson të rikthehet sërish në vendin tonë.

“Kam ardhur në X Factor të mbështes Giovannin me grupin e tij. Më pëlqen shumë. Nuk është hera e parë që Giovanni është larg, ka qenë një vit në Londër në ndjekje të pasionit të tij. Kur ai nuk është, shtëpia është bosh. Jam e lumtur që jam këtu me të. Shpresoj të kthehem sërish për ta ndjekur”, tha ajo në klipin e prezantimit të Giovannit sonte.

Vetë konkurrenti u shpreh se ndjen mungesën e tyre çdo ditë, por pavarësisht distancës thotë se ata janë gjithmonë në mbështetje të tij.

Prej dy muajsh ndodhem në Tiranë, larg familjes sime. E ndjej mungesën e tyre çdo ditë. Edhe pse jemi larg në distancë, jam i sigurt që më qëndrojnë pranë duke më mbështetur. Familja ime është gjithmonë me mua”, tha ai./tvklan.al