Shpesh na ndodh të kthejmë kokën pas, sidomos shohim disa objekte apo fotografi që i përkasin asaj periudhe. Ky artikull është një retrospektivë, pikërisht përmes disa objekteve.
“Cabbage Patch Kids”, kanë qenë kukullat më të famshme asokohe. Ishte një student 21 vjeçar i quajtur Xavier Roberts që vuri në punë kreativitetin e tij duke i qepur me gjilpërë, zanat që e kishte marrë nga nëna e tij. Këto kukulla gjysmë-pellushi sot kanë një vlerë marramendëse, pasi mezi gjenden.

Kasetefonoi “Walkman” që doli në treg në vitin 1979 dhe në pak kohë ‘pushtoi’ globin. Sony shiti më shumë se 50 mijë pajisje të tilla në 2 muajt e parë dhe popullariteti i tij nuk u “shua” deri në vitet ’90. Ishte mp3-i që ia dha fundin!

Makinat ose kamionët e vogla u shfaqën për herë të parë në vitin 1987. Më të famshme u bënë pas filmit “Home Alone” (1990).

Çanta e belit me xixa që ekziston sot e kësaj dite, atëherë bëri namin duke u kthyer në aksesor të domosdoshëm mode.

Shtrydhësi më i lezetshëm për portokallin ose limonin. Në vitet ’80, çdo shtëpi e kishte një të tillë.

Kamera Polaroid, që është rikthyer si trend në fakt. Njerëzit mundohen kaq shumë sot përmes filtrave të krijojnë efektin e tyre. Por asgjë nuk krahasohet me fotot në albumet e vjetra fotografike!

Televizori si “kuti”. Ishte mëse i zakonshëm në vitin 1981, vendosej si në kuzhinë ashtu edhe në dhomën e gjumit.

Linoleum, ka qenë padyshim mbuloja e dyshemesë në çdo shtëpi. Ishte artikulli dekorativ i preferuar dhe jemi të sigurt që do ju sjellë shumë kujtime.

E kush mund t’i harrojë kasetat?!

Jorganët e famshëm! Në Shqipëri ose Ballkan, i kemi parë vetëm me lule ose ato ngjyrat e forta të së kuqes apo blusë.

Qilimat persianë të punuar me dorë kanë qenë pjesë e shumë familjeve për breza të tërë. Sot ato gjenden rrallë dhe kushtojnë mijëra dollarë!

Legot ishin “mallkimi” i çdo prindi kur shkelnin mbi to, por pothuajse çdo fëmijë kishte një ose dy komplete prej tyre.

Kukulla “Barney” u krijua nga Greg Hyman dhe u prezantua në vitin 1993.

Kartolinat!!!

Telefoni me palosje 🙂

Këto enët e kuzhinës me lule, kanë qenë ikonike.

Po e mbyllim këtu, se objektet janë të panumërta dhe nostalgjia mund të na kthehet në një pikë “dobësie”. Megjithatë, duam apo nuk duam ne, veshjet, aksesorët apo shumë artikuj të tjerë rikthehen kohë pas kohe dhe shumica e njerëzve i “përqafojnë” trendet e vjetra :))
E.D/tvklan.al