Pas kryeministrit Edi Rama, edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës. I pranishëm në Panair, Basha uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës.

“Dua t’ju uroj nga zemra të gjithë sipërmarrësve, tregtarëve të cilët paraqesin punët e tyre në panair. Jam impresionuar nga të gjitha punimet e dorës të të gjitha zonjave shtëpiake. Gjithashtu jam i impresionuar që në Elbasan ndodhet një nga fabrikat më të mëdha të prodhimi të paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë. Këto sektorë meritojnë mbështetje nga shteti. Gëzuar Ditën e Verës të gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë shqiptarëve. Ashtu siç çelin lulet në pranverë, çeltë shpresa dhe optimizmi në zemrën e shqiptarëve”,

tha kryeopozitari Basha.

/tvklan.al