Grigels Muçollari prej vitesh ka qenë i angazhuar në politikë, në Partinë Demokratike. Në zgjedhjet e 11 Majit ai garon si kandidat për të qenë deputet, në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës.

I ftuar në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show”, në  Tv Klan, në prag të mbylljes së fushatës elektorale, Muçollari tregon se çfarë i ka bërë përshtypje nga takimi i përditshëm me qytetarët.

Përveç edukatës dhe dëshirës së qytetarëve për të diskutuar, Grigels Muçollari tregon se ka “zbuluar” probleme në vendin tonë, që mendonte se në kohën kur jemi nuk duhet të ekzistojnë. Ndër problemet kryesore që “e tronditën” ai listoi legalizimin dhe problemin me dritat. Për këtë të fundit ai tregoi një rast konkret të një të moshuari që prej 3 vitesh jetonte pa drita në pamundësi për t’i paguar.

Aldo: Nga e gjithë kjo fushatë pavarësisht përkrahjes që ti ke për PD, çfarë ke zbuluar ndonjë gjë të re që ti nuk e dije?

Grigels Muçollari: Po, patjetër! Është e para fushatë ku të mirëpresin dhe diskutojnë njerëz të cilët kanë votuar historikisht kampin kundërshtar.

Aldo: Mirë se atë e kanë dhe si çështje edukate.

Grigels Muçollari: Jo dikur të largonin. Tani të afrojnë dhe diskutojnë pavarësisht se mund të jenë nga kampi kundërshtar. Ajo që kam vërë re nga kjo fushatë, të cilën e kam prekur vetë dhe nuk e dija se ishte kaq problematike ishte problemi i legalizimit. Vetëm nga devijimi i numrit të Lanës preken 334 shtëpi, pastaj po të vazhdosh në të gjithë Unazën, ka pafund familje që jo vetëm nuk janë legalizuar, por rrezikojnë që në momentin që do të bëhet projekti të mos marrin asnjë qindarkë, kështu që kjo ishte një problematikë që kam parë.

Kam parë po ashtu shumë qytetarë, që nuk mendoja se do të ndodhte që jetojnë 3-4 vjet pa drita në pamundësi, për të mos i paguar. Po, madje po të hysh në rrjetet e mia shikon rastin e një qytetari që kishte 3 vjet pa drita, kishte 60 mijë lekë të vjetra pension, kishte ngelur vetëm dhe pasi i kishte vdekur bashkëshortja e cila e kishte pensionin më të lartë, nuk arrinte dot që t’i paguante dhe jetonte pa drita./tvklan.al