Kryeministri Edi Rama në një videomesazh në Facebook u është përgjigjur kritikave për “qeset e ndihmave”.

Ai u shpreh se nuk janë qese, por dora e shtrirë e solidaritetit, ndërsa ka treguar se çfarë përmban një prej tyre, e cila është për dy javë, siç tha kreu i qeverisë.

Rama tha se në këto pako ka: Makarona 4 kg, oriz 5 kg, vaj 2 l, sheqer, 2 kg, kripë 1 kg, salcë 2 kg, fasule 4 kg, miell 25 kg për një muaj, detergjent 5 kg,  sapun 5 copë.

“Sa i përket qeseve, dua t’ju sqaroj edhe një herë, se nuk dua të tregoj qeset me patate që shpërndaheshin dje në Francë për familje të një zone me halle të mëdha, por dua t’ju them që kjo luftë është për ekzistencë dhe nëse keni parë qese unë mendoj se kur i shihni, duhet të kuptoni që askush nga ata që kanë nevojë të ekzistojnë nuk po lihet vetëm dhe ato qeset që i quani, por që nuk janë qese, por janë dora e shtrirë e solidaritetit, respekt për ata që e bëjnë këtë punë… më e bukura është që ata qe e marrin këtë qese nuk kanë Facebook, janë mirëkuptues e falenderues.

Tani, ka një pako të rezervave të shteti që është standardizuar dhe ka ndihma të bëra nga bashkitë, që në fazën e parë ishin ndihma zemre dhe jo të standardizuar. Ka dhe qese të bëra nga “Fundjavë Ndryshe” që ne bashkëpunojmë ngushtësisht…

Pakoja nuk është pako që hidhet tek dera për të larë gojën, por e standardizuar, e cila praktikisht përmban: Makarona 4 kg, oriz 5 kg, vaj 2 l, sheqer, 2 kg, kripë 1 kg, salcë 2 kg, fasule 4 kg, miell 25 kg për një muaj, detergjent 5 kg,  sapun 5 copë.

Është një pako për dy javë dhe jo sa për të larë gojën. Kjo pako ka shkuar në të gjitha familjet që jetojnë në çadër dhe për të tjerët është bërë grumbullimi i gjithë bazës ndihmuese të 61 bashkive, ndaj ka pasur pako dhe qese… /tvklan.al