Sezoni i çmimeve për 2024-n nisi me stil në Golden Globe, eventi më i madh i vitit.

Një grevë 4 mujore i mbajti aktorët larg tapetit të kuq për një pjesë të mirë të gjysmës së dytë të 2023-t, por yjet e Hollywood e “rregulluan” kohën e humbur dhe u veshën në mënyrë të tillë që e gjithë vëmendja të ishte tek ta.

Margot Robbie, ylli i një prej filmave më të suksesshëm, Barbie, ishte padyshim një prej aktoreve që tërhoqi mjaft vëmendje. E veshur me rozë, ajo ia kishte besuar fustanin Armanit.

Taylor Swift erdhi me këtë fustan të shndritshëm jeshil.

E kuqja ishte ngjyra e preferuar për shumë prej yjeve. Julianne Moore kishte veshur këtë fustan Bottega, me xhepa ku tha se do kishte dashur të kishte futur çokollata gjatë show-t tre orësh.

Florence Pugh zgjodhi po ashtu një fustan të kuq, që mbante firmën e Valentino. Të njëjtën zgjedhje kishte bërë edhe Selena Gomez, Ayo Edebiri, apo dhe aktori Barry Keoghan.

Për shumë të tjerë, zgjedhja ishte ngjyra e zezë. Rosamund Pike, Jennifer Aniston, Jennifer Lawrence, Angela Bassett, Greta Gerwig, u shfaqën në tapetin e kuq tepër sharmante.

Oprah Winfrey zgjodhi lejlanë, një fustan të Louis Vuitton.

Mahnitëse ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila kishte veshur këtë fustan të zi me motive gold.

/tvklan.al