Shpesh herë njerëzit e zakonshëm priren të ndjekin tendencat e të famshmëve kur vjen puna te zgjedhja e parfumit. Nga klasike në moderne ose të ëmbla në pikante, parfume me aroma të ndryshme dalin çdo vit në treg.

Ne i duam aromat e reja, por ka diçka kaq të veçantë tek një aromë e krijuar me kujdes që i ka rezistuar kohës. Ajo që është edhe më e mirë është kur gra të famshme e përdorin dhe e promovojnë.

Përshembull, rrëfimi i Marilyn Monroe se çdo rrobë e saj mbante aromën e Chanel Nr.5 e bëri këtë parfum akoma më të preferuar për njerëzit. Jeni kuriozë të dini çfarë arome mbajnë figura të tjera ikonike si Rihanna apo Salma Hayek?

Më poshtë keni disa nga parfumet e preferuar të yjeve, nëse doni të ndërroni parfum apo t’i shtoni një të tillë koleksionit tuaj:

1.”Hermès 24 Faubourg”

Princeshë Diana mbante aromën e këtij parfumi ditën e dasmës së saj, një përzierje e aromës së luleve të bardha, vaniljes, drurit dhe qelibarit. Aromë e denjë për një figurë mbretërore!

2. “Yves Saint Laurent Opium”

Që në 1977-ën, Yves Saint Laurent’s Opium ka qenë një parfum mjaft i njohur. Jo vetëm një, por katër yje e kanë të preferuarin e tyre: Salma Hayek, Heidi Klum, Emily Blunt dhe Gisele Bündchen.  Parfumi ka aromën e karafilit, mandarinës, drurit të sandalit, trëndafili dhe zambakut.

3.“Kilian Paris Love, Don’t be shy”

Të gjithë janë kuriozë për aromën që mban Rihanna. Thuhet se i preferuari i saj është Killian’s Love Don’t Be Shy. Ka përzierje të aromës së luleve të portokallit, trëndafilit dhe pak marshmallow. Është aromë tërheqëse dhe e ëmbël, njëjtë si Riri.

4. “Chanel”

Ndoshta aroma më ikonike në listën tonë, Chanel nr. 5, është praktikisht sinonim i parfumit ideal. Një aromë e paimitueshme për një ikonë të paimitueshme, Marilyn Monroe. Ajo u bë fytyra jozyrtare e aromës klasike të Chanel pasi rrëfeu ritualet e saj para gjumit (Chanel nr. 5 dhe asgjë tjetër!).

5. “Henry Rose”

Michelle Pfieffer themeloi Henry Rose, sepse i pëlqen aromat. Ajo vendosi të krijojë një linjë aromash të bëra nga përbërës të cilësisë së lartë. Henry Rose po sjell një epokë të re të aromave transparente. Bestselleri i tyre “Jake’s House” është aroma e Pfieffer. Aroma e freskët detare dhe delikate e jaseminit është padyshim e parezistueshme.

6. “Jo Malone”

Ndonëse familja mbretërore i mban private detajet personale, herë pas here dalin disa sekrete. Në rastin e Meghan Markle, blogu i saj i mëparshëm “The Tig” zbuloi aromat e saj të preferuara. Aroma e Jo Malone me përzierje të farave Ambrette, kripë deti dhe sherbelë është e preferuara e Meghan.

7.  “Aerin Amber Musk”

Reese Witherspoon është fansja numër një e këtij parfumi. Kjo aromë femërore përmban nuanca trëndafili, por edhe pak nga uji i kokosit dhe myshkut që i japin super freski.

8. “Santal 33”

Do ta kishim të vështirë të gjenim një parfum modern më ikonik se Santal 33. Alexa Chung, Ryan Reynolds, Justin Bieber e të tjerë janë marrosur pas këtij parfumi. Me nota unisex, parfumi ka përzierje të aromave të myshkut, qelibarit, drurit të sandalit.

9. “Kai Perfume Oil”

I preferuari prej kohësh i Khloe Kardashian, ky vaj i thjeshtë është aroma e përsosur. Në vitin 2016, Khloe deklaroi se e përdorte çdo ditë. Është një aromë delikate dhe e ëmbël me një miks të lules Gardenia, Jasmine dhe Citronelle.

10. “New York Nights”

Aroma e preferuar e Hailey Bieber! Kjo aromë unisex është e lidhur me nota kafeje dhe karamel dhe e zhytur në lule jasemini për një prekje ëmbëlsie.

11. “Chloe Eau de Parfum”

Aroma e Ashley Graham! Për vite me radhë, Graham u ka thënë intervistuesve se nuk jeton dot pa këtë parfum. Aromë e lehtë lulesh me përzierje mjalti dhe druri.

12. “Armani Code”

Aroma e preferuar e Rene-Jean Page. Një aromë e parezistueshme te meshkujt me përzierje të myshkut, lules së irisit, vanilje dhe kokrra tonke./tvklan.al