Ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është prezantuar historia e Klaudias, e cila ka treguar se një ndër pasionet e saj më të mëdha është kuzhina.

Në diskutim e sipër është folur se sa respektohen kamarierët në vendin tonë, ku pati mendime të ndryshme në lidhje me këtë tematikë.

Klaudia: Unë jam krenare për punën që bëj, falë nesh që jemi kuzhinierë dhe kamarierë shumë njerëz hanë. Unë e konsideroj një punë me shumë sakrifica sepse kam parë që shumë e quajnë kamarieren si shërbëtore.

Xhensila: Edhe për shërbëtoret kemi shumë respekt dhe i vlerësojmë për punën që bëjnë.

Xhoni: Jo, jo Shqipëria nuk ka respekt fare për kamarierët. Hajde në Shqipëri dhe shikoje si flasin ato me kamarierët.

Pas debatit në studio, tema u kthye nga Klaudia, për të cilën Kristi dhe Xhoni ishin dakord që të dy që t’i jepnin një shans në dhomën e kuqe.

Kristi: Le të fokusohemi pak tek Klaudia, mua më erdhi keq një gjë dhe besoj 100 % që molla që dhe natën e parë nuk e kishe bërë ti.

Klaudia: Po, pra dhe unë të thashë që në momentin që do më ftosh në takim, do të ta përgatis unë. Ti e pe që isha shumë e emocionuar.

Eni: Kristi do t’i japësh shansin e kuq Klaudias?

Kristi: Po, sepse besoj që ka potencial.

Xhoni: Më pëlqen shumë si vajzë.

Eni: Cilin do të zgjedhësh?

Klaudia: Mund t’i zgjedh të dy?

Eni: Nga mblesëria tek treshja… (qesh)

Klaudia: Zgjedh Kristin./tvklan.al