Dekada e katërt e Teuta Doçit dhe ajo se çfarë shkruhet prapa saj “futi” pak në mendime moderatoren e programit “Rudina” në Tv Klan. Çfarë donte të thoshte sipërmarrësja kur tha se nga një dyshek i zakonshëm lindi një ide e madhe?

Në periudhën rreth 30-40 vjeç, Teuta Doçi tregoi se ishte pikërisht një dyshek i zakonshëm ai që u dha idenë asaj dhe bashkëshortit të saj të krijonin një kompani të madhe të prodhimit të dyshekëve. Një kompani e cila operon më shumë se 31 vite në treg dhe që është mjaft e njohur dhe e suksesshme.

Rudina Magjistari: Le të kalojmë tek dekada e radhës, 30-40, është dekada e 4 e jetës dhe këtu pas ne kemi shënuar “Nga një dyshek i zakonshëm lindi një ide e madhe”. Çfarë do të thotë kjo?

Teuta Doçi: Për mua është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës, sepse është biznesi ynë.

Rudina Magjistari: Le ta shpjegojmë pra.

Teuta Doçi: Ne me atë kemi filluar dhe me atë vazhdojmë prej 31 vitesh, i suksesshëm shumë dhe unë kam sistemuar gati 4 breza sepse kanë ardhur prindërit, fëmijët e tyre që sot janë martuar dhe kanë bërë dhe fëmijë, por dhe fëmijët e tyre. Kështu që këtij dysheku, thënë me ato fjalët më të thjeshta unë ia kam parë hajrin. Por, kam thënë edhe një gjë që dysheku është shumë interesant. Është një biznes shumë interesant. Dysheku bëhet pjesë edhe e marrëdhënies që ti krijon me njerëzit sepse unë e kam thënë që dysheku është dëshmitar i jetës së njeriut, sepse në dyshek njerëzit bisedojnë, qeshin, dashurojnë, zihen, thurin intriga, pushojnë, ëndërrojnë, pra gjithçka./tvklan.al