Kryeministri Edi Rama ishte i ftuari special i kësaj të shtune në spektaklin e humorit “Klanifornia”, në Tv Klan. Pyetjeve me “spec” të Gilbert Fevziut, Kryeministri iu duke thumbuar edhe kundërshtarin e tij politik.

Gilbert Fevziu: Lexova tek lista e patronazhistëve që ju patronazhoni Lulzim Bashën. Sa e lekë e paguani atë, kush janë mesazhet e fundit që keni shkëmbyer?

Edi Rama: Jo, i patronazhuari nuk paguhet. I patronazhuari merret me të mira.

Gilbert Fevziu: Po si e patronazhon Lulin ti? Kur flisni në telefon, çfarë ore flisni zakonisht? Çfarë thoni?

Edi Rama: Zakonisht, aty nga ora 8 e gjysmë e darkës, ai vesh pizhamet dhe bëhet gati për t’u futur në krevat dhe aty e do zërin tim.

Gilbert Fevziu: Si ninullë ë? Nga këto “biri nënës…”

Edi Rama: Dhe pastaj… jo biri nënës jo, po nuk ta them dot kodin. Po është tamam password për gjumin. Tak-tak-tak password-i dhe unë i dëgjoj gërhitjen dhe pastaj mbyll telefonin.

Gilbert Fevziu: E kuptoj. Ah mor Edi Rama të erdhi dita të vesh PD para ti, se u plak doktori, se të ishte Sali Berisha 50 vjeç tashi, e shihje këtë komforditetin ti…

Edi Rama: Pastaj patronazhimi tjetër është nga ora 9 e gjysmë kur i nxjerr gjumin, ai është problem i madh.

Gilbert Fevziu: Këtë pjesën e Sali Berishës bërë sikur se dëgjove… Po të ishte Sali Berisha edhe njëherë 50 vjeç, mandatin e tretë e shihje jo me dylbi, me teleskopin e Galileos.

Edi Rama: Ore, se më hape këtë, po ku është Saliu? Gjallëështë?

Gilbert Fevziu: Po ku di unë, sikur ruaj Saliun nga prapa unë.

Edi Rama: Apo është transformuar në Sali dixhital. Është shpirti i tij që flet apo është ai vetë që shkruan.

Gilbert Fevziu: Ai vetë është, doktori është si kokrra e mollës, mos na e nga doktorin./tvklan.al