Largimin e Kryeministrit Edi Ramin dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhe të lira e të ndershme. Këto janë kërkesat e opozitës, që këtë të shtunë ka thërritur në shesh një protestë e cila nisi në orën 11:00.

Protestuesit marshuan nga bulevardi Dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë, ndërkohë që në duar mbanin pankarta me mesazhe si

“Edi Rama është Kryeministër ilegjitim, me vota të blera nga krimi

“, si dhe pankarta të tjera që e akuzojnë kryeministrin për vjedhjen e shqiptarëve për t’u pasuruar vetë.

Të gjitha pankartat, sipas PD,  japin mesazhin se ka ardhur koha që kësaj qeverie t’i jepet fund dhe t’i hapet rruga një zgjidhje politike.

Po sipas selisë blu, në nisje të protestës disa të rinj të opozitës i dhanë lule policëve tek Kryeministria, duke dhënë mesazhin se protestuesit vijnë paqësorë dhe policët nuk duhet të mbrojnë një qeveri që i ka vjedhur edhe ata vetë.

/tvklan.al