3 muaj stërvitje për ndeshjen e parë

Ryan Williams është postieri i lagjes dhe po mendon të ndryshojë profesion, do të bëhet mundës profesionist. Në fakt ai do t’i përkushtohet sportit argëtues të Wrestling. Anglezit i pëlqen ta thërrasin ‘Ry the Guy’.

Çdo mengjes të ditës së tij merret me dorëzimin e porosive të ndryshme, por kur vjen fundjava ai është një njeri krejt tjetër, përplas kundërshtarët në tapetin e ringut.

Identitetin e tij si shpërndarës të postës e përdor edhe në profesionin e  dytë dhe kjo nuk e pengon aspak, përkundrazi e ka rritur akoma më shumë popullaritetin e tij.

“Vetem sepse unë jam një postier nuk do të thotë që nuk mund të jem një mundës. Vetëm sepse je shitës akullores apo çfarëdo lloj tjetër pune që mund të bëni, kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndjekësh ëndrrat e tua. Unë po shijoj çdo minutë të stërvitjes si një mundës profesionist”.

Pas vetëm 3 muajsh stërvitje, Ryan pritet të ngjitet në ringun profesionist. Tashmë që ai ua bëri të ditur banorëve se me çfarë merret në fundjavë, mbetet vetëm që atë të marrin në dorëzim postën pa u ankuar shumë.

Tv Klan