Një modele e Playboy, e cila dikur punonte për McDonald për të paguar shkollën që vazhdonte për drejtësi tashmë është kthyer në një yll ndërkombëtar, rroga e së cilës shkon deri në 700 mijë dollarë në vit. Amanda Nicole Martin, 25 vjeç, jeton në Las Vegas ku punon si showgirl. Për shkak të lukut, shpeshherë atë e lidhin me aktoren e njohur Scarlet Johansson.

E pagëzuar me emrin “Vejusha e zezë”, Amanda shpeshherë shpërndan foto me bikini dhe të brendshme për 1.2 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe pse ka mbaruar shkollën e lartë për drejtësi, ajo fiton 300 mijë dollarë nga Instagrami dhe 384 mijë të tjera nga puna në Las Vegas.

Por bukuroshja ka zbuluar një foto të bërë disa vite më parë ku ajo sapo kishte nisur të punonte për një restorant fast-food. Pamjet tregojnë transformimin e saj të thellë.

“Fotot e McDonald janë bërë nga mami në ditën e parë të punës. Isha 18 vjeçe”, tregoi ajo.

Aty ajo u dashurua me një punëtor dhe u martuan, martesë e cila nuk vazhdon më. Për mediat, Amanda rrëfeu se kishte problem edhe peshën. Ajo ka treguar se do që t’u japë njerëzve shpresë se ata mund ta ndryshojnë jetën e tyre. Modelja shprehet falenderuese dhe krenare për të gjitha eksperiencat megjithatë, për foton e McDonald ndihet gjithnjë në siklet.

/tvklan.al