inis gjoniNga qelitë e burgut 325 dhe 302 të Tiranës në sallën e Teatrit Kombëtar.

Shtëpia e Teatrit priti këtë të Mërkurë një publik jo të zakonshëm. Për më shumë se një orë 39 vajza dhe gra të dënura përjetuan lirinë e munguar prej vitesh.

Për këto gra u shfaq komedia “10 vjet martesë” me regji të Inis Gjonit. Epiqendra e fabulës, gruaja dhe marrëdhënia në çift.

Për disa prej tyre kjo ishte hera e parë në një teatër, aty ku liria merr një tjetër vlerë.

Në formën e dhuratës për 8 Marsin, nesër këto gra do të prekin botën e librit në një takim bisedë me shkrimtaren Flutura Acka.