Monumentet europiane të boshatisura prej 6 javësh

Nga Roma në Moskë, monumentet europiane, dikur pjesa më tërheqëse për turistët, tashmë janë bosh si pasojë e izolimit total për shkak të pandemisë koronavirus.

Roma ngjan me një qytetet fantazëm. Pamjet që shihni janë të shesheve kryesore para dhe pas pandemisë.

E braktisur nga njeriu duket edhe Greqia. Momuntet e mrekullueshme antike janë në qetësi absolute, teksa në sheshin “Sintagma” në Athinë nuk degjohet as zhurma e shatërvanit.

Parisi ka heshtur që më 17 Mars, dita kur hynë në fuqi kufizimet për lëvizjen e lirë.

Moska kaloi në bllokim të pjesshëm në fund të Marsit dhe banorëve u lejohet të dalin nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqim ose ilaçe në pikat më të afërta.

Rrugët e Berlinit janë bosh, edhe pse Gjermania është vendi me numrin më të ulët të viktimave.

Më shumë se 1.6 milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar nga koronavirusi dhe 106.259 kanë vdekur.

Tv Klan