Nga rruga në skenë

Nga rruga në skenë

09:25 08/10/2019

Nga këndimi në metro dhe pa asnjë publik, jeta për të e pastrehën më të famshme në Los Angelos ka ndryshuar krejtësisht. Emily Zamourka ka dhënë perfromancën e saj të parë në një koncert që u zhvillua në San Pedro në Los Angelos në zonën që njihet me emrin, “Italia e vogël”, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm italian.

52-vjeçarja me origjinë ruse këndoi këngën që e bëri të famshme, këtë herë me një ndryshim, qindra persona duartrokitën zërin e saj mbresëlënës. E pastreha falenderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur, por kryesisht policin i cili i publikoi videon ku të gjithë do të shihnin talentin e saj teksa kendonte një nga ariet më të famshme të Xhakomo Pucinit në një stacion metroje

Gjithashtu shfrytëzoi momentin për të ngritur zërin për të pastrehët në Kaliforni. Rusja Zamourka tregoi se është prej dy vitesh e pastrehë. Më parë kishte punuar si mësuese muzike, por të ardhurat e saj të pakta ishin të pamjaftueshme për të përballuar jetesën dhe u detyrua të dalë në rrugë. 52-vjeçarja u shpreh se fillimisht arrinte të fitonte para falë violinës së saj, por disa persona ja kishin shkatërruar atë.

Megjithatë video e saj në metro duke kënduar u bë virale, duke i ndryshuar jetën ruses. Pasi mori pjesë në koncertin e organizuar nga komuniteti italian në San Pedro ajo ka marrë një propozim për të bërë muzikë nga Joel Diamond, producenti i njohur amerikan, nominuar për Grammy.

Klan Plus

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori