Rihanna pushtoi Javën e Modës me një sfilatë drithëruese, ku prezantoi koleksionin me veshje të brendshme të “Savage x Fenty”.

Në sfilatën e veshjeve të saj ra në sy modelja shtatzënë Slick Woods, e cila u shfaq e veshur me të brendshme.

Modelja dhuroi dhe nja nga surprizat më të bukura pas përfundimit të sfilatës. Sapo mbaroi performancën e saj, Slick Woods u nis drejt maternitetit për të sjellë në jetë fëmijën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chalyn Melendez (@chalyn.m) on

Modelja menjëherë pasi parakaloi në pasarelë i nisën dhimbjet e lindjes dhe u dërgua me urgjencë nga stafi mjekësor për në spital.

22-vjeçarja e ka quajtur vogëlushin e sapoardhur në jetë Saphir. Padyshim që ky do të mbetet një nga momentet më të bukura, duke komplimentuar dhe synimin e Rihannës. Ajo përcolli mesazhin se çdo femër duhet të respektohet pavarësisht formave të saj të trupit.

Klan Plus