Nga sherri në shkollë tek telefonata pasdite

Nga sherri në shkollë tek telefonata pasdite

11:29 20/09/2019

Çfarë ndodhi mbrëmë në Shkodër

Një sherr i nisur në ambientet e shkollës çoi në plagosjen e një adoleshenti mbrëmjen e së enjtes në Shkodër. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit.

I plagosur nga ngjarja, ku u përfshinë disa persona, mbeti 16-vjeçari me iniciale K.S.

Këtë të premte, policia njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj plagosjeje. Ai është një 17-vjeçar me iniciale B.Gj.

“Këta persona gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me 16-vjeçarin në ambientet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes komunikuan me telefon dhe u takuan në lagjen “Vasil Shanto”. Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Për të njëjtën ngjarje po ndiqet në gjendje të lirë edhe një 19-vjeçar./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT