Një grua, e cila iu nënshtrua liposuksionit për të hequr masën dhjamore nga këmbët e saj të fryra, përfundoi me një plagë të rëndë për shkak të papërgjegjshmërisë së një mjeku. 42-vjeçarja Marie Allen ka shpenzuar më shumë se 25 mijë paund për të kuruar plagën që ishte aq e madhe sa mund të dalloheshin muskujt dhe mishi, por ka ende vështirësi në ecje.

Ish-infermierja nga Karolina e Veriut kërkoi që t’i nënshtrohej trajtimit për lipedemën, një gjendje që shkakton depozitimin e masave dhjamore që i ishte depozituar nën lëkurën e këmbëve.

Duke mos dashur që t’i nënshtrohej operacionit, ajo vendosi të bëjë liposuksion Vaser, një formë jo evazive që shkatërron qelizat dhjamore duke përdorur valë me ultratinguj.

Por Allen thotë se pësoi djegie të gradës së tretë në këmbën e saj të majtë që iu infektua, duke iu bërë gangrenë.

Duke folur për peripecitë që hoqi, gruaja tregon: “4 ditë pas procedurës dallova flluska të vogla, kështu që vendosa të lë takim tek mjeku, por më thanë që duhet të prisja një javë për të takuar kirurgun që kishte bërë ndërhyrjen time. Por brenda javës nisi të më rripej lëkura si qepë. Brenda 7 ditëve lëkura po vdiste dhe po kthehej e zezë”.

Allen fajëson kirurgun e saj që nuk i dha antibiotikë, apo që nuk tregoi kujdesin e duhur pas operacionit. Asaj iu desh shumë kohë që plaga t’i shërohej, ndonëse ende vijon të mos ecë siç duhet.

Lipedema është një gjendje e zakonshme, që prek mbi 11 përqind të femrave. Ndodh thuajse gjithmonë tek gjinia femërore. Shkaku është i panjohur, por mendohet se është e trashëgueshme dhe e lidhur me ndryshimin e hormoneve për shkak të moshës./tvklan.al