Dy grupe kriminale janë goditur nga policia italiane për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë. Në pranga kanë rënë 41 persona, nga të cilët 30 në paraburgim dhe 11 të tjerë u lanë në arrest shtëpie.

Në hetim u vunë në total 55 persona gjatë operacionit të koduar “mesazhi i shkurtër”. Të gjithë të akuzuar për trafik droge, posedim të lëndëve narkotike, grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Lënda narkotike e llojit kokainë, heroinë e marijuanë trafikohej nga Shqipëria drejt Barit në Itali.

Aktiviteti kriminal i dy grupeve është zhvilluar nga Tetori 2015 deri në Dhjetor 2017.

/tvklan.al