Javën e kaluar shumë nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier përfunduan në spital, të dyshuar si të helmuar.

Ngjarja u përsërit ditën e djeshme në përmasë më të madhe. Shumë prindër, por edhe një mësues denoncuan masat e shkollës, që nga njëra anë mbyllet me çelës si burg, por nga ana tjetër nuk bëri asgjë pas incidentit të parë.

Pas ngjarjes së djeshme, në shkollën “Janaq Kilica” mbërriti me urgjencë ministrja e arsimit Besa Shahini, e cila në një reagim për gazetarin e emisionit “Stop”, vijoi në linjën e arrogancës, duke mos dhënë shpjegime për skandalin seksual në shkollën e mesme artistike në Fier.

Ministrja u mjaftua të kërkonte pyetjet me shkrim, edhe pse shumë të tilla drejtuar nga emisioni “Stop” kanë mbetur pa përgjigje në tryezën e saj.

Nga foltorja e Kuvendit deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, i kërkoi ministres dorëheqjen pas skandalit seksual të zbuluar dhe transmetuar nga emisioni “Stop”.

Mësues, shkolla “Janaq Kilica”– Nuk ishte në shkollë dhe kishte 10 minuta, që kishte dalë dhe kishte ikur në kongres. Autobuzat mbusheshin aty mbrapa shkollës tonë. Ndodhi kjo situatë të premten. Si nuk pati të hënën një mbledhje me mësuesit? As mësuesi, që ishte në spital nuk u pyet.

Drejtoresha e shkollës “Janaq Kilica”:

Drejtoresha Feriniqi Fuli-Urdhëro! Përshëndetje! Mirë! Të lutem, ja po e dëgjon bisedën. Jam këtu me njerëz! Unë e di dhe jeni dashamirës, por të lutem, sepse jam me njerëz dhe jam duke folur drejtpërdrejt! Të lutem! Jo, më vjen keq, por më duhet ta mbyll! Ok! Më vjen keq! Hajd mirupafshim…!

Mësues, shkolla “Janaq Kilica”– Me këtë drejtues, që kemi, kemi një frikë.., ne rrimë me çelës. Do të thotë, që ajo mendon, që është ligji dhe ti duhet të rrish 6 orë në institucion! Të lutem më mbaj në institucion, n.q.s është ligji, por jo më mban ti me çelës! Ne jemi në burg…Ne kemi pasur një drejtues nga këta rilindas, që e mbajti “Janaq Kilicën” pa çelës. Këta 67 mësues mbajti dhe ajo drejtuese dhe ka shkuar në një institucion më lart. Ajo është nga ato femrat e rralla, domethënë këta janë të dy rilindas këta drejtues. Jemi shumë të frustruar. Kemi frikë të flasim në këtë mbyllje… Burg, burg domethënë dhe kjo, që ndodh, ndodh nga mbyllja, që jemi ne, dikush, që e bën aty. Ka ardhur me një frymë, që unë do t’i bëj këta mësues, do të heqë mësues nga puna në Shtator. Drejtuesi, drejtuesi (Feriniqi Fuli). Nuk kam gjë personale. Flas domethënë nga një frustrim. Vemi në punë të trembur.

Gazetari– Çfarë ndodhi prapë? Helmim? Gaz…?

Roja i shkollës “Janaq Kilica” – As unë s’e morra vesh. Isha këtu në pushim të gjatë…

Gazetari– Po çfarë, dolën të helmuar? 

Gazetari-Çfarë ndodhi, prapë helmim, a gaz?

Roja i shkollës-As unë s’e mora vesh. Isha këtu në pushim të gjatë.

Gazetari-Po ça dolën të helmuar a si..? Dolën nxënësit jashtë, a si?

Roja i shkollës-Dha urdhër ajo oficerja, të dilni..,të dali e tërë shkolla jashtë!

Gazetari-Po pse? Apo ishte kjo…?

Roja i shkollës-Po ku di unë, ça kishte ndodhur.

Gazetari-Çfarë hedhin? Çfarë është kjo?

Roja i shkollës-Po s’e marr vesh. As unë s’e di..,ku e dimë ne, se ça bëjnë brenda.

Gazetari-Tani ka nxënës? Ku vajtën?

Roja i shkollës-Jo, jo! Ikën nxënësit.

Gazetari-Të helmuar kishte? Vajtën në spital?

Roja i shkollës-Vajtën në spital. I kini atje.

Gazetari-Në spital ë..?

Roja i shkollës-I keni atje te…

Gazetari-Ca ndodhi sot?

Prind i një nxënësi-Nuk e di, nuk e di. Ajo, që ndodhi atëherë dhe ishte e njëjta erë, por është hedhur në sasi më të madhe dhe e keqja ishte, që drejtoresha nuk linte, për të mos bërë panik dhe kjo mua më shqetëson më shumë…Nuk linte njeri, të dilte nga shkolla.

Gazetari-Sot, apo rastin e parë?

Prind i një nxënësi -Sot…,po tani në rastin e parë, nuk ishte fare në institucion. Ishte në kongres të partisë.

Gazetari-E kuptoj!

Prind i një nxënësi – I la vetëm, kurse sot nuk i linte, për mos të bërë panik. Si duket, sasia ishte më e madhe dhe gjendja ishte dhjetëfishuar në krahasim me herën e parë…

Gazetari-Ishit në oborr?

Nxënëse –Po! Kur pamë që po dilnin të tjerë që po kolliteshin dhe kaq…

Gazetari-Po herën e parë, që ndodhi..? Në mos gaboj…

Nxënëse-Herën e parë ishim brenda në klasë, me thënë të drejtën edhe e njëjta gjë si sot. Thjesht ajo është diçka si erë, që të mbyt këtu në fyt.

Gazetari-Çfarë ere, ..çfarë lloj gazi është? Djegës? A vjen nga këto?

Nxënëse-Nuk e di, sikur të djeg fytin këtu, vetëm kaq!

Gazetari-Po erë vjen?

Nxënëse-Jo, nuk është se vjen.

Gazetari-S’vjen erë ëëë…?

Nxënëse-Jo!

Gazetari-Çfarë u fol sot në mbledhje, që ishte dhe ministrja?

Mësues –Në mbledhje, që u bë tani çfarë..,do shtojmë policinë në shkollë, do shtojmë kontrollet.

 Mësues-Tha ministrja do shtoj dhe dy…, çfarë janë këta.., oficerë…,kemi një, do shtohen dhe dy. Do shtohet policia në shkollë dhe mësuesit do kenë kujdes të edukojnë nxënësit.

Gazetari-Të bëhet shkolla si burg?

Mësues-Domethënë, ne duhet të vijmë të trembemi, kur shikojmë policinë në mëngjes, kur ndërkohë, që ky institucion, ka qenë me 70 mësues, kur ishte drejtuesja para se… tre muaj ka ky drejtues dhe po na terrorizon brenda.

Gazetari takon ministres Besa Shahini

 Gazetari-Zonja Shahini përshëndetje, si jeni? Nga televizioni Klan, emisioni Stop… edhe sa skandale të tjera duhet të publikojmë që ju të jepni dorëheqjen?

Besa Shahini-…. Tani ju mund të vazhdoni dhe të merreni me cafrë të doni…

Gazetari-Më cfarë po merremi? Ne merremi me ato që janë problematike, si mund të vazhdojmë zonjë?!

Besa Shahini- Vazhdoni, nëse keni interesim të merrni prononcim, vini si njerëz…

Gazetari-Kemi ardhur si njerëz dhe kemi marrë edhe prononcimin…

Besa Shahini- Jo fare! Nëse doni caktoni orar dhe vini merrni prononcim tama sic duhet

Gazetari-Unë po ju bëj një pyetje konkrete, edhe sa skandale duhen që ju të jepni dorëheqjen?

Besa Shahini- Nëse doni të bëni gazetari dhe të merrni prononcim, hajdeni si njerëz…

Gazetari-Kemi ardhur si njerëz dhe nuk kemi marrë përgjigje… ju kemi nisur një shkresë zyrtare, kanë kaluar afatet ligjore, për mësuesin e kitarës… 

Besa Shahini- E katërta herë…

Gazetari-E dhjetëra herë zonjë, këtë punë kam…

Besa Shahini- Më vini si njerëz dhe…

Gazetari-Si njerëz po vijmë, me kërkesë zyrtare dhe i keni tejkaluar datën…./tvklan.al